• 044 477 518

  • lindita.ibrahimi@uni-pr.edu

  • Skënderaj, Kosovë

Infeksionet Urinare

Janë infeksione që mund të prekin cdo pjesë të aparatit urinar: veshkën, ureterin, fshikëzen e urines, apo uretrën. Shumica e infeksioneve prekin pjesën e poshtme të aparatit urinar dmth fshikëzen dhe uretrën. Gratë preken më shpesh sesa burrat.


Jo gjithmone infeksionet urinare japin shenja klinike por kur ato shfaqen janë në formën e tillë si :
• Dëshirë e fortë dhe e vazhdueshme për të urinuar
• Ndjenjë djegjeje gjatë urinimit
• Urinimi i shpeshtë dhe në sasi te vogla
• Urina me pamje të turbulltë, të kuqe apo në ngjyrë koka-kole (prani e gjakut në urinë)
• Urinë me erë të rendë dhe të fortë
• Tek gratë, dhimbje në pelvik
• Te burrat dhimbje rektale

Tipet infeksioneve urinare:

Infeksione të sipërme (pielonefrit akut):
Shfaqen me dhimbje të pjesës së sipërme të mesit apo ijeve, temperaturë të lartë, ethe, nauze dhe të vjella.

Infeksione të poshtme (cistit):
Shfaqen me dhimbje dhe presion në pjesën e fundit të barkut, ndjenjë presioni, urinimi i dhimbshëm dhe i shpeshtë, dalje të gjakut në urinë.

Uretritis: djegje gjatë urinimit

Infeksionet e aparatiti urinar ndodhin kur bakteriet hyjne ne rruget urinare dhe shumëfishohen në fshikëzen urinare.
Në përgjiithësi, për arsye anatomike (uretrës së shkurtër dhe afërsisë me anusin), gratë vuajnë më shumë se burrat. Në të njëjten kohë marrdhëniet seksuale mund të favorizojnë shpeshtësin e cistitit te gratë.

Faktoret e riskut:

• Gjinia: femrat kane ureter me te shkurter dhe ndodhet me prane vagines dhe anusit
• Aktiviteti seksual. Gratë seksualisht aktive kanë incidencë më të lartë të këtyre infesksioneve .
• Perdorimi i disa metodave contraceptive: sikur diafragmat, kupat vaginale apo spermicidet
•Menopauza: per shkak te deficitit te estrogjeneve ndodhin ndryshime ne mukozen e aparatit urinar qe e bejne me te prekshme ndaj infeksioneve.
• Anomali te aparatit urinar: gjate te cilave pengohet rrjedhja e lire e urines ne rruget urinare, favorizojne zhvillimin e infeksioneve urinare.
• Sëmundjet e aparatit urinar: sikur jane guret ne veshka apo zmadhimini prostates tek burrat, pengojnë rrjedhjen e urines, per pasoje rritet mundêsia për infeksione.
• Sistemi urinar i dobesuar: diabeti apo semundje te tjera favorizojne renien e aftesive mbrojtese dhe rritje të incidencës së infeksioneve te aparatitit urinar.
• Mbajtja e kateterit urinar: njerezit qe nuk mund te urinojne vete, por perdorin kateter urinar zhvillojne me shume infeksione urinare (te paraliazuar, te operuar, apo semundje te tjera).

Komplikimet:
Nëse lihen pa trajtuar, apo trajtohen pjeserisht ato mund te japin komplikime si:
• Infeksione të përseritura, të pakten 3 herë në vitë, dhe më shpesh tek gratë.
•Dëmtime të veshkës nga infeksione akute apo kronike sidomos në moshat e reja.
• Rritje të rrezikut për lindje parakohe dhe lindje të femijeve me peshë të vogël.

Testet laboratorike

• Analize e thjeshte e urines: per ta pare pranine e ruazave te bardha (leukocite) rruave te kuqe (eritrocite) apo bakterieve. E rendesishme eshte menyra e marrjes se materialit: gjihmone pasi eshte pastruar me antiseptic zona genitale, lihet te urinoj nje sasi urine, dhe me pas merret porcioni i mesit.
• Rritja e bakterieve (urokultura): tregon llojin e mikrobit shkaktues, dhe medikamentin qe duhet perdorur.
• Ekografi dhe me rralle CT: për të parë tërësinë e aparatit urinar, të ndihmuar dhe nga kontrasti
• Cystoskopia: nëpermjet cistoskopit shihet nga brenda fshikeza e urines dhe uretra.

Infeksione e thjeshta mjekohen nepermjet medikamenteve. Zakonisht simptomat largohen brenda disa diteve te nisjes se terapise, por mjekimi duhet marre nga disa dite deri per me shume se nje javë,në varesi te shkalles se infeksionit. Në të njejten kohë mund të merren edhe qetësues të dhimbjeve (analgjezik)

Infeksionet e përseritura mjekohen:

• Trajtim kohegjate me antibiotik ose modeli i shkurtuar qe ne momentin e shfaqjes se simptomave
• Perdorimi i testeve urinar ne shtepi per te kontrolluar ngarkesen ne menyre te vazhdueshme.
• Nje doze e vetme antibiotike pas marrdheneve seksuale nese shihet nje vartesi midis infeksionit dhe aktivitetit seksual
• Terapi estrogjenike vaginale ne grate post menopause per te ulur shancet e rikthimirt te infeksionit.

Infeksionet e renda: trajtim hospitalor me antibiotik venoz

Mjekimi alternative

Shurup boronice mendohet qe lengu i boronices ka aftesi luftuese dhe parandaluese kundrejt infeksioneve nese merrret ne menyre te perditshme. Kujdes duhet patur pasi shoqerohet me dhimbje te stomakut dhe diare. Nuk duhet perdorur ne pacientet qe mjekohen me Warfarin per te holluar gjakun pasi jep hemoragji.

Këshillohet:
• Te pihet uje me shumice qe te holloje urinen dhe shperlaj bakteriet.
• Te shmangen pije qe irritojne fshikezen sikur: kafe, alkol, permbjatje me kafein.
• Pastrimi intim te behet nga para –pas (per te shmagur mikrobet e zones anale te bien ne kontakt me vaginen apo uretren)
• Te zbrazet urina pas marrdhenieve seksuale dhe te pihet nje gote e madhe me uje pas tyre.
• Te shmangen produktet irrituese sikur deodorantet, dushet, apo pudrat vaginale.

Burimi i informacionit:www.womenhealthcare.com

Përshtati:

👩‍⚕️ Ass. Dr. Lindita Ibrahimi Veliu gjinekologe obstetre, PhDc
☎️Për konsulta shkruani në nr.
📞: 044 477 518 (viber) dhe
📞 :049 522 200
📍Adresa:Rr.Gjergj Fishta nr.7 Skënderaj( përball gjimnazit të vjetër)

Terminet të obliguara !

2 thoughts on “Infeksionet Urinare

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *